“Lëvizja e fundit e LDK-së”, nesër takohen Kurti dhe Thaçi

schedule10:46 - 5 Janar, 2020

schedule 10:46 - 5 Janar, 2020

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti do të takohen nesër në mesditë.

“E mirëpres takimin me Kurtin në datën 6 janar në orën 15.00”,  tha presidenti Thaçi, i cili ka shtuar se pret që në javët e para të janarit të arrihet një marrëveshje mes partisë fituese dhe partnerit qeverisës, duke vënë kështu në vend vullnetin e qytetarëve.

Ndërsa Kurti ditë më parë ka thënë se do të takohet me Presidentin Thaçi, por ai nuk e përcakton datën e formimit të qeverisë.

“Mua vetëm LDK më përcakton datën e formimit të qeverisë”, ka thënë ai.

Para këtij takimi LDK do të mbajë dy mbledhje të rëndësishme, atë të kryesisë dhe të grupit parlamentar, e cila thuhet se do të jetë edhe lëvizja e fundit e LDK-së për të qartësuar qëndrimin e saj, karshi koalicionit me VV-në./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!