Lëvizja e fundit: “Çmontohet” Tirana, ikën edhe një titullar i mbrojtjes

schedule09:36 - 14 Qershor, 2021

schedule 09:36 - 14 Qershor, 2021

Idriz Batha ishte i fundit që u përshëndet me Tiranën, ndërsa më parë të njëjtën gjë e kishin bërë edhe Elton Cale e Agustin Torassa.

Këta dy të fundit nuk ranë dakord për të rinovuar, kurse kapiteni donte të provonte një eksperiencë jashtë vendit dhe zgjodhi të pranonte ofertën e UTA Arad.

Tashmë abcnews.al mëson se ai që largohet është mbrojtësi Kristi Vangjeli. Korçari, i cili në dy sezone luajti 54 ndeshje me Tiranën në Superiore, e mbyll bashkëpunimin dhe del lojtar i lirë.

Kontrata me bardheblutë i ka përfunduar dhe tashmë 35-vjeçari pret ndonjë ofertë tjetër, të përshtatshme për të. Emri i tij është lakuar te Dinamo. /abcnews.al