Lëvizja serbe Dveri ka përgëzuar ditën e sotme opozitën në Malin e Zi për “fitoren në zgjedhjet parlamentare, veçanërisht Zdravko Krivokapiç, mbajtësin e listës zgjedhore për Ardhmërinë e Malit të Zi”.
Dveri vlerëson se, rënia e regjimit qeverisës në Malin e Zi pas 30 vjetësh është “një lajm i shkëlqyeshëm për të gjithë qytetarët e Malit të Zi dhe Serbisë”, sepse, shtojnë ata, kjo hap perspektivën e ripërtëritjes së “marrëdhënieve normale midis dy shteteve vëllazërore, të cilat patën mosmarrëveshje gjatë drejtimit te autoriteteve aktuale në Podgoricë dhe Beograd “.
Partia, siç u njoftua, sheh në humbjen e Gjukanoviç shpresën për mundësinë e një sekuence të ngjashme të ngjarjeve në Serbi, madje edhe për, siç u njoftua, deklarimin e qytetarëve në të dy vendet “mbi një formë të re të shtetit të përbashkët”. /abcnews.al/