“Lëvizi në bark me këngën e Noizy”, Altin Sulku: Ka qenë fat për mua

schedule18:48 - 25 Janar, 2022

schedule 18:48 - 25 Janar, 2022

“Abc e Pasdites” sot ishte me plot doza dashurie të dhuruara nga familja e këngëtarit Altin Sulku i cili e prezantoi për herë të parë në ekranet shqiptare. Megjithatë nuk mund të rrinim pa u ndalur tek këngët e fundit të publikuara tek ai dhe bashkëpunimet me këngëtarët e tjerë. Përveç bashkëpunimeve me Anila Mimanin, ai tha se do të ketë bashkëpunimin e radhës me Noizy-n.

“Në lidhje me Noizyn ka qenë një fat i madh për mua. Kam dhe kolegë të tjerë të mirë, por besoj që rinia që me ndjek më ndjek falë Noizyt. Tani kemi edhe një bashkëpunim tjetër me të, javën tjetër kemi xhirimet. Duhet ta them, publikun rinor unë e fitova fal tij”. – shtoi Altini.

Ai tregoi se kënga e Noizyt “Moj e Mira” ishte një nga këngët që ka bërë që Roali të lëviz në barkun e Landës gjatë kohës që ishte ende shtatzënë. “Sa herë që vendosim gjuante me këmbë”, tha Altini. “Edhe kur filloi faza e ushqyerjes me këtë këngën hante’, tregoi Landa.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!