Leverkusen, Schick: Sa bukur të rikthehem në Romë, De Rossi është një lidër

schedule10:36 - 2 Maj, 2024

schedule 10:36 - 2 Maj, 2024

Roma pret Bayer Leverkusen në gjysmëfinalen e parë të Europa League që luhet në Olimpico. Një stadium që sjell kujtime për një prej futbollistëve të skuadrës gjermane, Patrick Schick i cili ishte pjesë e verdhekuqve në vitin 2017.

Çeku shprehet se për të rikthimi në Romë do të jetë një ndjesi e bukur ndërsa shtoi se De Rossi edhe si futbollist ishte një lider i vërtetë.

“Është një gjë e bukur të jesh sërish këtu në Romë, vitin e kaluar u lëndova dhe nuk isha pjesë e ndeshjes. Do të jetë e mrekullueshme të shoh përsëri ish-shokët e mi dhe De Rossin, i cili siç e dini ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, një lider i vërtetë i ekipit.

Mendoj se si trajner ai ka gjithçka që duhet për t’u bërë një trajner i jashtëzakonshëm në të ardhmen dhe tashmë po dëshmon vlerën e tij, ka përmirësuar ekipin, po bën një punë të jashtëzakonshme”, u shpreh Schick./ h.ll/abcnews.al