Për herë të parë në historinë e tyre, titulli i Bundesliga ka filluar të duket si formalitet për “Asprinat” e Bayer Leverkusenin, me djemtë e teknikut, Xabi Alonso, që në harkun kohor të pak muajve janë kthyer në një prej klubeve më të fortë në Evropë, i aftë ta mbajë në shifrën zero kolonën e humbjeve, duke krijuar një distancë të konsiderueshme edhe ndaj “Bavarezëve” të Mynihut.
Pas një dekade dominim, gjigantët gjermanë, të Bayern Munich tani janë -10 pikë nga kreu dhe në bazë të shifrave të derimëtanishme, të Bayer Leverkusen brenda pak, shumë pak ditësh, “Aspirinat” mund të kualifikohen matematikisht në Champions, sezonin e ardhshëm, teksa asnjë skuadër nga Premier League, La Liga, Serie A, Ligue 1 nuk janë aktualisht në këtë nivel dhe distancë.
Në varësi të rezultateve të “Demave” të Leipzig, aktualisht i pesti në renditje, Bayer Leverkusen matematikisht mund të jetë në grupet e Ligës së Kampionëve për sezonin 2024/2025 më 17 mars, pas ndeshjes kundër Freiburg, teksa me 21 pikë diferencë nga vendit i 4-t, Leverkusen e konsideron të arritur kualifikimin në Champions e tashmë pret vetëm sigurimin e titullit të parë kampion në histori. /i.m /abcnews.al