Kai Havertz dëshiron të largohet nga Bayer Leverkusen. Mesfushori me tipare sulmuesi, i cili kohët e fundit është të parë të luajë edhe në qendër të repartit të avancuar, i ka idetë e qarta, sidomos pas humbjes që skuadra e tij pësoi në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Bayern Munich.
Sipas gazetarit të “Bild”, Christian Falk, Havertz dëshiron një takim me drejtuesit e klubit gjerman. Synimi është që të flasë në lidhje me të ardhmen e tij. Klubet që e duan 21-vjeçarin janë të shumta, por 100 milion euro për kartonin e tij janë shumë. Sidomos në këtë moment krize.
Update @kaihavertz29: After the Cup Final the Player now wants a meeting with the club Leverkusen to talk about his future. Chelsea is interested. Bayern does not bid this summer. Real is hesitating for 2020
— Christian Falk (@cfbayern) July 4, 2020
Bayern Munich nuk dëshiron të shpenzojë këtë verë, ndërkohë që edhe Real Madrid gjithashtu po heziton. Chelsea është i interesuar për shërbimet e Havertz, por nuk duhet harruar që deri më tani kanë shpenzuar goxha për të blerë Timo Werner dhe Hakim Ziyech. /abcnews.al