Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Levan-Tepelenë në afërsi të fshatit Frakull. ABC mëson se një makinë në të cilën udhëtonin tre persona të një familjeje ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal.
Destinacioni i të aksidentuarve ishte Vlora. Familjarët që ishin në makinë kanë marë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u larguan, pasi nuk kishim marrë lëndime të rënda. Policia dhe ambulanca ka mbërritur në vendngjarje dhe nga ana e tyre bëhet me dije se shkak i daljes së makinës nga rruga është bërë lagështia si pasojë e rreshjet të orëve të fundit.
Levan-Tepelenë është një aks ku aksidentet rrugore nuk kanë munguar e kjo pasi mungojnë mbikalimet dhe nënkalimet, ndërsa automjetet lëvizin edhe me shpejtësi tej normave të lejuara, duke u kthyer shpesh në burim aksidenti./be.k//Abcnews.al