Levan –Tepelenë, autostrada e territ, sinjalistika e dëmtuar

schedule14:59 - 1 Tetor, 2018

schedule 14:59 - 1 Tetor, 2018

Udhëtimi natën nëpër autostradën Levan – Tepelenë bëhet shumë i vështirë. Kjo për shkak se 70 km jo vetëm nuk ka ndriçim elektrik, por edhe elementët ndriçues fosfuoreshente janë të dëmtuara.

Janë të pamjaftueshme, por si i vetmi element ndriçues këto copëza të vogla fosfuoreshente mbrojnë jetët e udhëtarëve.

 Në të gjithë gjatësine prej 70 km sinjalistika për ndriçimin natën në autostradën Levan-Tepelenë është dëmtuar. Errësirë dhe asnjë polic në rrugë.

Një rrugë me frekuentim të lartë jo vetëm nga udhëtarët, por edhe banorët e zonës.

Nata në këtë autoastradë është kontrast i thellë për udhëtarët që vijnë nga rrugët plot dritë të vendeve fqinje. Aty ku edhe kur mungon ndriçimi elektrik, tabelat e panumërta fosforeshente shndërrohen në elementë ndriçues.

Qytetar: Nuk ka fare ndriçim

Miss Grant Albania 2018: Kur vij jashtë nga jashtë shtetit e kam këtë problem se vij në orët  evona dhe rruga është pa ndriçim.

Autostrada Levan-Tepelenë u inagurua në vitin 2012. Që në ditët e para, mungesa e ndriçimit çoi në një aksident të rëndë ku u shua një familje emigrantësh. Bilanci i viktimave të kësaj rruge vazhdon të rritet e po ashtu edhe braktisja nga autoritetet.

Gazetare: Valbona Daci

Operator: Musa Çela

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!