LETRA/ Zbulohet urgjenca greke për të blerë super avionët F-35: Na ktheni përgjigje

schedule10:22 - 16 Nëntor, 2020

schedule 10:22 - 16 Nëntor, 2020

Greqia është duke marrë masat në mënyrë që të përballet me Turëinë në Mesdhe përmes një programi të acancuar ushtarak.

Ashtu siç paralajmëroi edhe kryeministri grek një muaj më parë, programi synon të modernizojë marinën, forcat e këmbësorisë si edhe forcat ajrore.

Greqia planifikon blerjen e avionëve “Rafale” nga Francë, të cilëst i përkasin gjeneratës së katërt, por siç shkruajnë mediat greke, ata nuk pritet të mjaftohen me kaq.

Sëfundmi, në mediat greke janë zbardhur detaje nga kërkesa e qeverisë për të blerë avionët e avancuar amerikan F-35 deri në vitin 2025.

Në letrën dërguar Departamentit të Shtetit Amerikan më datë 6 nëntor, qeveria greke kërkon ndër të tjera një përgjigje të shpejtë nga SHBA-të për këtë çështje të rendësishme për sigurinë e vendit.

Synohet blerja e 18 deri 25 avionëve të avancuar amerikan në mënyrë që të balancohet forca e Turqisë në rajon.

Krahas avionëve “Rafale”, Greqia synon të blejë edhe katër fregata të avancuara në vitet në vijim me qëllim modernizimin e marinës përballë Turqisë, e cila ka investuar ndjeshëm në këtë drejtim gjatë viteve të fundit.

Pritet të shihet se cila do të jetë përgjigja turke përballë armatimit të Greqisë. Turqia ka blerë tashmë sistemet e avancuara anti-ajrore të Rurisë, raketat S-400, por që nuk i ka futur në përdorim pas presionit të NATO-s. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!