Letra emocionuese e babait: S’është e lehtë të jesh tifoz i Atleticos djali im, do hakmerremi

schedule09:17 - 14 Janar, 2020

schedule 09:17 - 14 Janar, 2020

Lidhja e tifozit me ekipin e zemrës është diçka magjike dhe e mrekullueshme. Fitorja të dërgon në ekstazë, ndërsa e kundërta ndodh me humbjen, aq më tepër kur ndodh ndaj rivalit më të urryer. Atletico Madrid ishte shumë pranë fitimit të Superkupës së Spanjës, por u thye vetëm nga goditja e penalltive nga Reali.

E vështirë të pranosh një humbje kur nuk je mposhtur në fushë. Një tifoz i ekipit të Simeones e ka përjetuar keq disfatën në derbi. Lotët nuk i pushojnë dhe ka turp për të shkuar në shkollë e për t’u përballur me shokët tifozë të Realit sipas raportimeve të Marca.

Për t’i rritur besimin dhe për të emocionuar gjithë tifozët e lojës më të bukur me top, ka menduar babai i tij. Aris De Burgos ka shkruar një letër shumë të bukur për djalin e tij dhe fjalët e zgjedhura nga ai po bëjnë xhiron në rrjetet sociale.

Vendosa të shkruaj këtë letër për djalin tim, sepse nuk pushon së qari dhe i vjen turp të shkojë në shkollë pas humbjes së Atletico Madrid. Gonzalo, djali im, është e vështirë të jesh tifoz i Atleticos. Të bësh tifozllëk për Barcelonën apo Real Madrid është e thjeshtë.

Përgëzo çdo tifoz të Realit në shkollë dhe mendo se një ditë do të hakmerremi. Po të mos ishte për Courtois, do të kishim fituar ne. Do të vuash shumë për Atleticon, por triumfi dhe fitorja do të shijojnë trefish“, përfundon letra emocionuese e babait për të birin e “plagosur” dhe trishtuar nga humbja e ekipit të zemrës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!