Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka falenderuar të ngarkuarin me punë të SHBA, David G. Wisner për letrën lidhur me vlerësimin e raportit vjetor të prezantuar në KLP.
Përmes një deklarate, SPAK nënvizon angazhimin maksimal për të përmbushur misionin kushtetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
Në letrën e Winser, drejtuar drejtuesit të SPAK, Dumanit dhe prokurorëve Braho, Xholi dhe Hajnaj, I dërguari me punë i SHBA, e cilëson mbreslënëse performancën e tyre dhe një shembull i shkëlqyer i transparencës dhe llogaridhënies që institucionet publike kudo duhet të aspirojnë.
Wisner deklaroi se SHBA janë thellësisht krenare me SPAK dhe të gjitha institucionet e pavarura të drejtësisë që po ndërton Shqipëria.
SPAK falenderon të Ngarkuarin me punë David G. Wisner @USEmbassyTirana , për letrën personale mbi vlerësimin e raportit vjetor të prezantuar në KLP.
SPAK nënvizon angazhimin maksimal për të përmbushur misionin kushtetues në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në?? pic.twitter.com/WY8LVk3EUb— Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (@SPAK_Albania) April 12, 2024
Letra e plotë e David G. Wisner
I nderuar Z. Dumani, Z. Braho, Z. Xholi dhe Znj. Hajnaj,
E ndoqa me interes të jashtëzakonshëm prezantimin tuaj të raportit vjetor të SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë më 4 prill.
Performanca juaj ishte vërtet mbresëlënëse dhe një shembull i shkëlqyer i transparencës dhe llogaridhënies që institucionet publike kudo duhet të aspirojnë. Një llogaridhënie e tillë ishte thelbësore për parimet e reformës në drejtësi të vitit 2016 dhe angazhimi juaj ndaj tyre nënvizon cilësinë e institucionit që po ndërtoni.
Ju folët qartë, thatë të vërtetën dhe evidentuatmangësitë, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të jenë një organizatë më e mirë dhe do të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar të cilit ju i shërbeni në mënyrë të admirueshme.
Shtetet e Bashkuara janë thellësisht krenare për partneritetin me institucionin tuaj, siç jemi ne me të gjitha institucionet e pavarura të drejtësisë që po ndërton Shqipëria.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqimisht Shqipërinë në këto përpjekje [reforma në drejtësi], të cilat janë hapa kritikë drejt anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin EUropian dhe asaj që meritojnë njerëzit në Shqipëri”, siç tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në shkurt.
Prezantimi i raportit vjetori tregoi saktësisht këtë gjë.
Me respekt,
David G. Ëisner
I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë.