Një infermiere italiane ka gjetur sot në kutinë e saj postare, një letër shokuese ku thuhej se “Po na sjell koronavirusin”.
Infermierja e repartit të sëmundjeve infektive në spitalin San Luca, në Lucca, Itali, tha se fqinjët janë ata që ia kanë lënë letrën, shkruan La Repubblica.
“Faleminderit për koronavirusin që na sjell te dera çdo ditë. Ta dish që këtu ka të moshuar dhe fëmijë. Faleminderit!”, -shkruhej në letër.
Infermierja tregoi për mediat italiane se ishte e shokuar kur e kishte lexuar letrën. “Kur e lexova ishte si një thikë në shpinë, u ndjeva e tradhtuar, e frikësuar, por nuk u zëmërova me ta.
Më pas infermierja vendosi se ishte detyra e saj të merrte në telefon karabinierët për të denoncuar rastin.
Kryetari i Lucca, Alessandro Tambellini, shprehu solidaritetin dhe mirënjohjen e tij ndaj infermieres:
“Nuk ka asnjë arsye që mund të justifikojë një gjest të tillë të papërgjegjshëm. Për ata që rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për jetën e të tjerëve, thjesht duhet të themi faleminderit, ky është i vetmi mesazh që Damiana Barsotti, infermierja e departamentit të sëmundjeve infektive San Luca, e cila mes njerëzve të tjerë u kujdes edhe për mua kur isha në spital, do të meritonte ta gjente në kutinë e postës.”/abcnews.al