Trajneri i kombëtares, Sylvinho thotë se Letonia, kundërshtari i radhës i kuqezinjve, ka ekip fizik, dhe pika e fortë e saj është sulmi.
Në konferencën për shtyp një ditë përpara ndeshjes në Riga, Sylvinho u shpreh se synimi është grumbullimi i sa më shumë pikëve në ndeshjet e mnbetura.
“Në futboll ka gjithmonë presion, ne tashmë kemi bërë 3 ndeshje, kemi edhe 5 ndeshje për të mbyllur grpin. Duhet të mbledhim sa më shumë pikë që të jetë e mundur. Është ndeshje shumë e rëndësishme. Letonia është ekip fizik, ka lojtarë të fortë, të lartë dhe mund të luajnë me skema të ndryshme. Ka një trajner italian, kanë metodë të tyre specifike sesi e organizojnë ekipin në fushë. Është ndeshje e vështirë për t’u organizuar, por shumë e rëndësishme”, theksoi ai.”, theksoi ai./abcnews.al