Letonia ka hequr monumentin e ndërtuar gjatë epokës sovjetike për të mbyllur një faqe tjetër të dhimbshme të historisë. I ndërtuar në vitin 1985, monumenti përkujtonte fitoren e Ushtrisë Sovjetike ndaj nazistëve dhe ishte vendosur në Parkun e Fitores të Rigës, shkruan CNN.
Heqja e monumentit u transmetua drejtpërdrejt në mediat letoneze të enjten.
“Letonia heq një nga simbolet e pushtimit sovjetik në Riga. Mbyllja e një faqeje tjetër të dhimbshme të historisë dhe rruga drejt një të ardhme më të mirë,” tha ministri i jashtëm letonez Edgars Rinkevics në një postim në Twitter të enjten.
Monumenti përbëhej nga një strukturë e gjatë prej 70 metrash, e zbukuruar me pesë yje të artë, secili që simbolizonte një vit të Luftës së Dytë Botërore. Monumenti ishte i rrethuar nga të dyja anët nga një statujë bronzi e tre ushtarëve dhe një statujë e një gruaje që përfaqësonte “mëmëdheun”.
Në qershor, Parlamenti Letonez njoftoi në një deklaratë për shtyp se kishte miratuar një ligj që “parashikonte heqjen e monumenteve në nder të regjimeve sovjetike dhe naziste.
Ligji u jep bashkive përkatëse diskrecionin për të filluar heqjen e monumentit “pavarësisht pronësisë së truallit dhe tokës në të cilën ndodhet”
“Qëllimi i ligjit është të parandalojë denigrimin dhe kërcënimin e vlerave të Letonisë si një demokraci dhe shtet kombëtar, si dhe të shprehë një qëndrim dënues kundër pushtetit të paligjshëm pushtues, politikave dhe krimeve të BRSS dhe Gjermania naziste”, thuhet në njoftimin për shtyp.
/abcnews.al