Letoni, filorusët parti e parë

schedule22:51 - 7 Tetor, 2018

schedule 22:51 - 7 Tetor, 2018

Partia pro-ruse Concordia ka triumfuar në zgjedhjet legjislative në Letoni, duke dalë forcë e parë politike në vend. Megjithatë, kjo parti nuk do të arrijë të formojë qeverinë për shkak të programit të saj pro Kremlinit. Ndërkohë edhe populistët kanë arritur të fitojnë terren, ndërsa partitë pro-evropiane janë dobësuar.

Partia pro-ruse Concordia është në krye të zgjedhjeve legjislative në Letoni, por vështirë se do të qeverisë duke marrë parasysh rezultatet e mira të forcave pro-evropiane. Me mbi 95% të votave të numëruara, Concordia ka 20% të votave, populistët e Kam Pieder Valsts KPV 14% dhe Partia e Re Konservatore, e cila ka luftën kundër korrupsionit në thelb të saj, 13.6%.

Të tre partitë e koalicionit aktual qeverisës kanë humbur gjysmën e votave në krahasim me zgjedhjet e fundit dhe Bashkimi i të Gjelbërve dhe Fermerëve të Kryeministrit Maris Kucinskis mori vetëm 10%. Concorida, që ka në minorancën ruse elektoratin e saj, duhet të marrë 24 vende në parlament nga 100.

Megjithë përpjekjet për të dobësuar qëndrimin pro-Kremlinit, vetëm populistët e KPV-së do të ishin në dispozicion të aleancës me pro-rusët, të cilët deri në vitin 2017 kishin një marrëveshje bashkëpunimi me partinë e Valrimir Putin, Rusia e Bashkuar.

Prandaj është e pamundur që deputetët pro-rusë të bëjnë pjesë në qeverinë e re dhe politika e jashtme e Letonisë, vendit të BE-së dhe NATO-s nuk duhet të tronditet. Por përparimi i populistëve, përveç konfirmimit të ndarjeve etnike të politikës lokale, ende shënon një element të ri në prirjen ndërkombëtare të afirmimit të lëvizjeve sovrane dhe antievropiane.

Pasi partitë kanë fituar nga 10 deri në 20% të votave, do të duhen muaj përpara se të formohet një qeveri e re. Letonia ka kohë që është rrënuar nga skandalet e korrupsionit dhe pastrimit të parave. Guvernatori i bankës qendrore është në pritje të gjykimit, akuzuar për pranimin e ryshfetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!