“Letërsia Shqipëri-Kosovë është një”, Mehmet Kraja: Vajtuesit e gegnishtes nuk dinë shqip!

schedule21:48 - 24 Prill, 2024

schedule 21:48 - 24 Prill, 2024

Gjuha është shenja përbashkuese e një letërsie, në këndvështrimin e shkrimtarit Mehmet Kraja. Letërsia e shkruar në Shqipëri dhe Kosovë është një, sipas kryetarit te Akademisë së Shkencave e Arteve të Kosovës. Kraja i cili shkruan në standard dhe gegnisht, thotë se vajtuesit e gegnishtes, nuk njohin as standardin dhe as gegnishten.

Letërsia e Shqipërisë dhe Kosovës, në këndvështrimin e Mehmet Krajës janë një. Si ndryshim të vetëm sipas tij përvoja e shkrimit. Shqipëria nën diktaturë për 50 vite, me kufizime, ndërsa Kosova u has me përvojën si gjuhë e dytë që la shenjat e saj në standard.

Ndarja gjuhësore me bazë dialekti është dashakeqësi sipas shkrimtarit i cili shkruan edhe në standard dhe gegnisht. Kraja thotë se pengesë në shkrim nuk është standardi, por mos zotërimi i tij dhe vetë gegnishtës prej atyre që thjeshtë e përdorin si propagandë.

Shkrimtari e vë theksin tek leximi dhe njohja e letërsisë së autorëve mbarë-shqiptar, se sot nuk mund të justifikohemi tek kufizimi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!