Letër “Venecias” për Xhaçkën, PS kërkon opinion: Mund të detyrohen deputetët si të votojnë?

schedule17:21 - 13 Shtator, 2024

schedule 17:21 - 13 Shtator, 2024

Dy herë, në dy vjet pasi refuzuan zbatimin e urdhrit të Gjykatës Kushtetuese, socialistët zyrtarisht çojnë çështjen “Xhaçka”, në Komisionin e Venecias.

Mbrëmjen vonë të së enjtes, PS-ja edhe një herë shpëtoi mandatin e deputetes Olta Xhaçka, ndërsa njëherësh kryetarja e Parlamentit njoftoi se do të kërkojë mendim nga ekspertët e Komisionit të Venecias, mbi disa pikëpyetje që janë ngritur gjatë këtyre dy viteve mbi detyrimin e deputetëve për të votuar vetëm PRO, urdhërimeve të Kushtetueses.

“Bazuar në parimet e demokracisë parlamentare përfaqësuese, a mund të detyrohen deputetët që të votojnë në një mënyrë të caktuar? Nëse ka përjashtime të tilla, cilat janë ato dhe a kanë lidhje me rastin e mocioneve për pajtueshmërinë e mandatit të një deputeti? Cili është mekanizmi, nëse ka, për të detyruar deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar,  pro, kundër, abstenim?

Ndërsa mandati i këtij parlamenti është drejt fundit dhe vetë forcat politike kanë ndezur motorët, për zgjedhjet e 2025, prej Komisionit të Venecias kërkohet Opinionin, nëse një gjykatë mund të vendos mbi vetë Kuvendin. Cili është roli i organit legjislativ lidhur me konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit në shtete të tjera dhe a ka një kontroll gjyqësor ndaj vendimmarrjes së tyre? Nëse po, në ç’raporte është kompetenca që organi legjislativ ka në këtë procedurë krahasuar me kompetencën e gjykatës përkatëse? Cili prej këtyre organeve ushtron kontroll thelbësor të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit?

Por ndërsa kjo shkresë po përgatitej në Kuvend, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kritikoi qëndrimin për votën kundër. Sipas Delegacionit të BE-së, Kuvendi duhet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. batimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit

Më parë, PS-ja kërkoi prej vetë Gjykatës Kushtetuese, që të kërkonte Opinionin prej ekspertëve të Venecias por bazuar dhe ne vendimmarrjet e mëparshme, Gjykata e refuzoi diçka të tillë dhe kërkoi prej Kuvendit pa asnjë vonesë, të çonte mandatin e Xhaçkës, për shqyrtim.

Të enjten vonë, kësaj thirrjeje të kryetares së Kushtetuese, Olta Xhacka, shumica e deputetëve të PS iu përgjigjën me votë abstenuese në Parlament, duke mbrojtur edhe një herë kolegen e tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!