“Lërini njerëzit rehat”, ish-drejtori i policisë përplaset me përfaqësuesit e PD-LSI në Memaliaj

schedule11:11 - 25 Prill, 2021

schedule 11:11 - 25 Prill, 2021

 

Paraditen e sotme u raportua për një një incident në Memaliaj. Gazetari i ABC, Orges Sako raportoi se situata u tensionua kur ish-drejtori i policisë Arjanit Arapi, i shkarkuar nga detyra pak vite më parë për një sasi prej 12 ton droge të kapur në Përmet pati një shkëmbim replikash në distancë me përfaqësuesit e PD-LSI në Memaliaj.

 

“Arjanit Arapi ka gati një muaj që është stacionuar në Memaliaj në krah të Bledi Çuçit duke intimiduar qytetarët. Drejtues të LSI-së dhe PD-së i kanë kërkuar të largohet nga qendrat e votimit, jashtë në oborrin e qendrës së votimit” raportoi gazetari i ABC.

https://www.youtube.com/watch?v=xeSTg_hVlq0

ABC solli pamjet e momenteve të tensionit, ku i pranishëm duket se ishte edhe drejtuesi politik i PS-së për Gjirokastrën, Bledi Çuçi. Por stafi i drejtuesit të PS-së në këtë qark shpjegoi për ABC se Çuçi ishte duke kaluar për t’u ulur në kafe teksa një person i iu drejtua duke i thënë se “përse mban trupërojë”, kur në fakt një gjë e tillë parashikohet në ligj, pasi ministri mbrohet nga garda./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!