“Lëri teoritë konspirative”, Kurti i përgjigjet Ramës: Ndahemi për “Ballkanin e Hapur”

schedule16:42 - 14 Shtator, 2021

schedule 16:42 - 14 Shtator, 2021

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në përfundim të takimit me Angela Merkelin në Tiranë u shpreh se kancelarja gjermane nuk i kërkoi që të përfshihet në nismën “Ballkani i Hapur”. Kurti u shpreh qartë dhe prerë se Prishtina nuk do të përfshihet në këtë iniciativë, pasi shtoi ai, Procesi i Berlinit është i mjaftueshëm për rrugën europiane. Kurti kishte një përgjigje edhe për Edi Ramën, i cili i kërkoi kreut të qeverisë së Kosovës që të lërë teoritë konspirative dhe të bëhet pjesë e “Ballkanit të Hapur”.

Unë nuk e di për çfarë tetori konspiracioni është fjala këtu. Është dashur ta pyesni. Unë nuk e di për çfarë teorie bëhet fjalë. Unë po jua tregoj qëndrimin tim, që e thashë edhe aty; Procesi i Berlinit është i nevojshëm dhe i mjaftueshëm për rrugëtimin europian dhe nuk ka nevojë për variante të tjera.

Ballkani nuk është tre shtete, as 6 por të paktën 12 shtete. Pasnesër do të kemi një takim me qeverinë e Maqedonisë në Shkup dhe jemi për marrëdhënie të mira, pore iniciativat rajone nuk duhet të bëhen pa BE-në brenda. Dallimi mes Procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur është se në të dytën nuk e kemi BE-në.

Po ashtu Republika e Kosovës është një shtet i pavarur për të cilën të gjithë ne duhet të angazhohemi pavarësisht pozitës që kemi dhe të kërkojmë njohjen e saj dhe jo të shprehim mirëkuptim ndaj Serbisë për mos njohjen e Kosovës. Cfardo mirëkuptimi ndaj Serbisë për mos njohje i kushton Kosovës” tha ai.

Por cilat janë marrëdhëniet e tij me Edi Ramën? Kurti sqaroi se gjërat që i bashkojnë janë shumë, por “Ballkani i Hapur” i ndanë me Tiranën.

Ne do të kemi takime mes dy qeverive (Shqipërisë dhe Kosovës), e vetmja e arsye sepse e kemi më parë me Maqedoninë është se nuk është formuar qeveria këtu (Tiranë). Neve kemi pa numër gjëra që na afrojnë dhe bashkojnë, por natyrisht pyetjet bëhet për një të vetmen që na ndanë” deklaroi Kurti. / Abcnews.al