“Lëri bizhuteritë, më jep dorezat”, Ngoo i karikuar nga… Coronavirusi

schedule17:13 - 13 Mars, 2020

schedule 17:13 - 13 Mars, 2020

Të qëndruarit në shpi sa duket të shton edhe fantazinë. Në një mënyrë apo tjetër duhet shtyrë koha dhe Michael Ngoo, veçse luan “Play Station”, është aktiv edhe në rrjetet sociale. Një ditë më parë shkruante se Coronavirusi e ka bërë të duket si hajdut natën, për shkak të maskimit.

Sot ka ruajtur të tjera batuta, që i ka postuar në llogarinë e tij në “Intagram”. Anglezi i Tiranës fillimisht me shaka shkruan: “Nuk e kisha menduar kurrë që edhe vdekja jonë do ishte Made In China” Sigurisht kjo prej faktit që Coronavirusi u zbulua fillimisht në Kinë dhe tashmë është përhapur anembanë botës.

Ngoo nuk ndalet me kaq dhe këtë herë shakaja e tij lidhet me rëndësinë e madhe që kanë marrë maskat dhe dorezat sanitare, aq sa grabitësit nuk kanë më nevojë as për bizhuteri ari. “Lëri bizhuteritë, më jep dorezat e tua”, shkruhet në postimin e tjetër, që ilustrohet me foto, të sulmuesit. /abcnews.al

 

Postimet e Ngoo në Instagram

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!