“Lerda, të lumtë”, shpërthen menaxheri i Jasir Asanit

schedule23:44 - 5 Tetor, 2019

schedule 23:44 - 5 Tetor, 2019

Menaxheri i Jasir Asanit, Aleksandar Jovkov, ka shpërthyer kundër trajnerit Franko Lerda. Me anë të një postimi në Instagramin e tij zyrtar, Jovkov ka dalë kundër trajnerit të Partizanit, për shkak se ky i fundit e zëvendësoi Asanin vetëm pas 39 minutash lojë.

Në postimin e Jovkov, shkruhej: “Franko Lerda, të jam mirënjohës për gjithçka që bëre për Asanin, për 30-40 minuta gjatë ndeshjes. Ai ishte një nga liderët e Partizanit, të cilët u shpallën kampionë, pa ty në krye të pankinës. Shpresoj ta kesh kuptuar se ke shkatërruar gjithçka që u ndërtua me shpirt e zemër. Të lumtë!”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!