Lera: Taksa e pronës nuk do të rritet më shumë se 2200 lekë në vit

schedule15:40 - 25 Tetor, 2017

schedule 15:40 - 25 Tetor, 2017

Edhe familjet që nuk e kanë rivlerësuar pronën e tyre, do të taksohen në bazë të vlerës së pronës. Çmimet referencë, sipas zonave pritet të merren si bazë për llogaritjen e taksës. Ndërsa Ministria e Financave bën të ditur se qytetarët mund të paguajnë deri në 2200 lekë më shumë në vit për pasuritë e paluajtshme.

Taksimi në bazë të vlerës i banesave, do t’u kushtojë më shtrenjtë familjeve shqiptare. Por Ministria e Financave, në bazë të përllogaritjeve të saj, paralajmëron se vlera shtesë nuk do të jetë më shumë se 2200 lekë në vit.
Një rritje më e lartë llogaritet sipas Ministrisë së Financave, për rreth 2% të vlerës së pronës.
Procesi i rivlerësimit u shoqëruar me rritje të vlerës së pronës, por edhe ata që nuk e kanë rivlerësuar pasurinë e tyre, nuk do ta paguajnë taksën me vlerën e hershme.
Me paketën fiskale të vitit të ardhshëm, Ministria e Financave ka parashikuar një taksë sa 0.05% e vlerës së pronës për qytetarët, dhe tre herë më të lartë, pra 0.15% për bizneset.
Drejtori i Politikave Fiskale thekson se me këtë lëvizje qeveria ka zbutur hendekun e madh që kishte mes një pronari qytetar dhe një pronari sipërmarrës pasuri të paluajtshme.
Duke shtrirë barrën e rritur njëkohësisht vlerën e taksës, qeveria pret të shkojë në nivelin e rajonit për mbledhjen e kësaj takse. Por ndryshimet nuk ndalen këtu. Me një ligj të miratuar së fundmi, pushteti lokal ta të drejtë ta ulë ose ta rrisë nivelin e kësaj takse në masën 30%.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm janë ulur tre taksa e tarifa për sektorin e turizmit me qëllim tërheqjen e investimeve cilësore, ndërsa qeveria pret të frenojë emigracionin e të rinjve duke ofruar një lehtësi në fushën e softwareve.
Me paketën fiskale të parashikuar për vitin e ardhshëm, qeveria pret të rrisë të ardhurat vjetore 7.7%. Sipas Z.Lera, kjo është një rritje më e lartë se rritja ekonomike, apo të ardhruat shtesë nga taksat, për shkak se pritet të ketë një efekt pozitiv në buxhet lufta kundër informalitetit me kontrollet që po zhvillohen në terren.