“L’Equipe” publikon listën, prestigjiozja franceze shpall Novak Djokovic “Sportistin e Vitit”

schedule11:16 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 11:16 - 28 Dhjetor, 2023

Me vitin 2024, vetëm 4 larg, gazeta prestigjioze franceze, “L’Equipe”, ashtu siç e do edhe zakoni, ka publikuar këtë të enjte listën me 10 sportistët më të mirët të vitit 2023, ku normalisht ka përcaktuar edhe atletin më të mirë, i cili arrit të fitonte jo pak trofe gjatë këtij sezoni, në një sport ku gjithçka e mban vetë “mbi supe”.

I pari në listë doli tenisti serb, Novak Djokovic, me 36-vjeçarin, i cili arriti të fitojë plotë 3 Grand Slam, përkatësisht Australian Open, French Open, si dhe US Open. “Ballkanasi” arriti të fitojë gjithashtu edhe ITF Ëorld Championship, trofe ky i dizenjuar vetëm për kampionët e Grand Slam, si dhe u shpall “ATP Player of the Year”, duke finalizuar më së miri një vit plot suksese.

Përsa i përket futbollit, sporti më i dashur në planet ka vetëm 1 atlet në këtë listë dhe për “ironi” të fatit, ai nuk është “Topi i Artë 2023”, Lionel Messi, por vendi i dytë, “Vikingu”, Erling Haaland, me “bomberin” norvegjez, i cili falë 52 golave të shënuar e 9 asistime të regjistruara në vetëm 53 ndeshje e gjithashtu arriti të fitojë një sërë trofesh si UEFA Champions League, Premier League, FA Cup, Superkupën e Evropës, si dhe Botërorin e Klubeve, ndërsa nga çmimet individuale Haaland u shpall “Lojtari më i mirë në Evropë”, për vitin 2023, “Lojtari më i mirë në Angli”, , si dhe “Lojtari i Sezonit”, te Manchester City. /i.m /abcnews.al

Lista e plotë e “L’Equipe”:

1. Novak Djokovic (tenis, 876 pikë)
2. Leon Marchand (not, 361)
3. Max Verstappen (Formula 1, 348)
4. Noah Lyles (atletikë, 315)
5. Siya Kolisi (regbi, 216)
6. Marco Odermatt (ski alpin, 197)
7. Johannes Bo (biatlon, 155)
8. Tadej Pogacar (çiklist, 151)
9. Mathieu van der Poel (çiklist, 132)
10. Erling Haaland (futboll, 130).

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!