L’Equipe: Mbappe ka informuar PSG se nuk do të rinovojë kontratën

schedule22:32 - 12 Qershor, 2023

schedule 22:32 - 12 Qershor, 2023

Bombë në Francë ndërsa L’Equipe raporton se Mbappe ka informuar zyrtarisht Paris Saint-Germain se nuk do të vazhdojë kontratën e tij. Në fakt, burimi në fjalë përmend se parisienët dëshirojnë ose të vazhdojnë kontratën ose të shitet. Sipas publikimit, kjo klauzolë mund të aktivizohet deri më 31 korrik.

Kylian Mbappe vendosi në fund të sezonit të kaluar të qëndrojë te Paris Saint-Germain deri në verën e vitit 2024, me superyllin francez që ka mundësi të vazhdojë kontratën e tij edhe për një vit.

Burimi i përmendur madje thekson se synimi i Parisit për Mbappe është që t’i vazhdojë kontratën, në të kundërt ai do të shitet. Arsyeja, natyrisht, është se nëse nuk e shesin në verë, atëherë rrezikojnë ta humbasin falas, pasi nga janari i ardhshëm Mbappe do të ketë të drejtë të flasë me cilindo klub që dëshiron përpara verës së vitit 2024. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!