Leonardo: Rinovimi me ta i vështirë, por askush nuk i përballon Neymar e Mbappe

schedule21:35 - 19 Janar, 2021

schedule 21:35 - 19 Janar, 2021

PSG ka para sfidën e vështirë të bindjes se Mbappe dhe Neymar për të rinovuar kontratat e dyshes, që përfundojnë në verën e vitit të ardhshëm. Vetë Leonardo, drejtori sportiv i parizienëve e pranon se nuk është e lehtë dhe kërkesat financiare të lojtarëve janë shumë të larta.

Ai lë të kuptohet qartë se e ardhmja e të dyve te PSG është në dyshim, por e ngroh fakti se shumica e klubeve janë në krizë financiare dhe e kanë shumë të vështirë të paguajnë pagën e Neymar ose Mbappe.

“Të zgjedh mes Neymar dhe Mbappe për sezonin e ardhshëm? Është e vërtetë se situata është e komplikuar, por nëse PSG nuk ka mjetet e duhura financiare për të plotësuar dëshirat ë tyre tani, cili klub ka mundësi financiare për t’i paguar pagën njërit prej tyre? Mendoj se askush”, u shpreh Leonardo. /abcnews.al