Leonardo vazhdon të shqetësojë Milanin. Drejtori sportiv i PSG-së ka provuar gjithçka te kuqezinjtë: të luajë, t’i drejtojë si trajner dhe t’i furnizojë me talente si drejtor sportive. Një nga lojtarët e preferuar të tij është Theo Hernandez.
Milani pagoi 20 milion euro për kartonin e mbrojtësit të majtë verën e kaluar. 22-vjeçari ka rezultuar një goditje e madhe në merkato, paraiqitjet e tij kanë qenë shumë të mirë dhe këtë sezon numëron 6 gola të shënuar me skuadrën e Piolit.
Çmimi i kartonit të tij është dyfishuar dhe sot vlet, minimalisht, 40 milion euro. Le 10 Sport raporton se Leonardo, i cili po ndjek me vëmendje edhe Ismael Bennacer, e sheh si Theon si pasuesin perfekt të Kurzaëa dhe po përgatit një ofertë tunduese për Milani dhe vetë lojtartin. /abcnews.al