Leonardo: Messi është në listën tonë, PSG në tryezën e pretendentëve

schedule17:15 - 18 Janar, 2021

schedule 17:15 - 18 Janar, 2021

Leo Messi dhe Barcelona me shumë mundësi do të ndahen në verë, kur edhe përfundon kontrata e argjentinasit me katalanasit. Duke parë gjendjen sportive dhe financiare të klubit, Leo pritet të marrë vendimin drastik.

Disa klube i duan shërbimet e tij dhe i pari, që shprehet hapur është PSG. Në një deklaratë të ditëve të fundit është drejtori sportiv i francezëve, Leonardo, që shprehet se PSG është gjithmonë aty për lojtarë si Leo Messi.

“Lojtarë si Messi do të jenë gjithmonë në listën e PSG. Tani nuk është koha të flasim për këtë. Por ne jemi ulur në tryezën e atyre, që ndjekin çështjen nga afër. Në fakt, jo, ne nuk jemi ulur akoma, por karrigia jonë është e rezervuar për çdo rast”, u shpreh braziliani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!