“Leonardo gënjen, donte të luaja falas”, Meunier akuzon brazilianin e PSG-së

schedule19:44 - 16 Korrik, 2020

schedule 19:44 - 16 Korrik, 2020

Thomas Meunier i dha fund aventurës me PSG dhe zgjodhi të vijonte karrierën te Borussia Dortmund. Mbrojtësit të djathtë belg, të cilit i përfundoi më 30 qershor kontrata me kampionët e Francës, akuzon Leonardon, drejtorin sportiv të PSG-së, në një deklaratë për Deutschen Presse-Agentur.

28-vjeçari mohon akuzat e zyrtarit brazilian, që u shpreh se Meunier nuk pranoi të luante në Champions League (PSG do të përballet me Atalantë në çerekfinale). “Leonardo është shprehur se unë kam refuzuar zgjatjen e kontratës që përfundonte në 30 qershor, por nuk është e vërtetë.

Dua ta sqaroj këtë temë, ai nuk tentoi kurrë të arrinte një marrëveshje me Dortmund, imagjinoni me mua. Leonardo donte që unë të luaja falas“, deklaron mbrojtësi belg, i cili kaloi katër sezone në kryeqytetin francez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!