Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, është shumë aktiv në merkato, pasi synon të marrë lojtarët më të mirë për të përforcuar edhe më shumë kampionët e Francës, që synojnë me doemos Champions League.
Mbrojtja ka qenë gjithmonë problematike te PSG dhe Leonardo, ka hedhur sytë nga Serie A. Më konkretisht, te Lazio, pasi PSG interesohet për një emër surprizë.
Siç zbulon GFFN, Leonardo ka piketuar Adam Marusic, mbrojtësin e djathtë të Lazios. 27 vjeçari nga Mali i Zi ka kontratë deri në vitin 2022 me Lazion dhe vlerësohet 15 milion euro./abcnews.al