Në Paris, Leonardo ende shpreson të mbajë Mbappen. Sulmuesi francez është në radarin e Real Madrid dhe ai ende nuk ka rinovuar me PSG.
“Sa mundësi ka për të vazhduar kontratën me ne? Nuk mund ta them saktësisht, por ne kemi një mundësi. Për sa kohë që nuk ka nënshkrim me një klub tjetër, ne do të provojmë gjithçka për të mbajtur Kylian Mbappe.
Gjëja e fundit që do të vendosim në kontratën e Mbappe do të jetë shuma e pagës së tij. Ne duam të vendosim Mbappen në pozicionin më të mirë për t’u bërë lojtari më i mirë i mundshëm. Kylian ka një vlerë kaq të madhe sa mendoj se ai është i qetë për këtë. Shifra që do t’i ofrojmë Mbappes do t’i duhet dy minuta për ta shënuar në fletë”, është shprehur drejtori i PSG-së për “L’Equipe”./ h.ll/abcnews.al