Leonardo Di Caprio reagoi sërish për Vjosën, aktivistja: Lumi i vetëm i egër që ka mbetur në Europë

schedule08:05 - 19 Nëntor, 2020

schedule 08:05 - 19 Nëntor, 2020

Ditën e djeshme, aktori i njohur Leonardo Di Caprio ka reaguar rreth fushatës për mbrojtjen e lumit Vjosa nga HEC-et.

“Vjosa, jo diga” ishte edhe mesazhi kryesor i Di Caprios, i cili ka përmendur edhe kryeministrin Edi Rama lidhur me refuzimin projektit të digës për mbrojtjen e Vjosës.

LEXO EDHE: https://abcnews.al/lajme-te-mira-nga-shqiperia-leonardo-di-caprio-reagon-serish-per-vjosen-nuk-harron-as-ramen/

Sot në Abc e Mëngjesit, aktivistja Besjana Guri ka sqaruar edhe më shumë çështjen e Vjosës, i cili është lumi i vetëm i egër që ka mbetur në Europë.

“Vjosa sot është lumi i vetëm i egër që ka mbetur sot për sot në Europë. Prandaj do të sillte edhe të mira ekonomike për banorët vendas.

Çështja e Vjosës është një çështje ndërkombëtare dhe që nuk na përket vetëm ne. Siçc është Leonardo Di Caprio, që i jep rëndësi kësaj çështje dhe reagon për të dytën herë. Urojmë që kjo mbështetje të vazhdojë. Vetë lugina e Vjosës është një degë shumë e madhe dhe ka shumë projekte që e cënojnë, por çështja e hidrocentraleve nuk prek vetëm Vjosën, por të gjithë lumenjt në Shqipëri”, u shpreh ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!