Leonardo Di Caprio feston ditëlindjen, zbuloni sa vjeç mbush sot aktori i njohur

schedule14:59 - 11 Nëntor, 2020

schedule 14:59 - 11 Nëntor, 2020

Leonardo Di Caprio është një nga aktorët më të njohur të Hollywood-it. Sot për të është një ditë e veçantë, pasi feston ditëlindjen dhe mbush 46 vjeç.

Ndonëse ka luajtur në shumë filma, aktori u bë shumë i njohur me rolin e tij e Jack në filmin “Titanic” në vitin 1997 përkrah aktores, Kate Winslet.

Leonardo përveç që hyn në mesin e aktorëve më të talentuar dhe më të suksesshëm në botë, ai konsiderohet edhe si një prej meshkujve më seksi në botë.

Ai përveç se është aktor, është edhe ambientalist. Fondacioni i tij së fundmi bashkëpunoi me Aleancën e Tokës, Emerson Kolektiv dhe Ruajtjen Globale të Kafshëve të Egra për t’u përqendruar në adresimin e kërcënimeve të ndërthurura të ndryshimit të klimës dhe humbjes së biodiversitetit përmes punës së tij globale për të mbrojtur ekosistemet dhe jetën e egër, për të mbështetur energjinë e rinovueshme dhe për të siguruar të drejtat autoktone në dobi të të gjithë jetës në Tokë. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!