Leo Messi është tërbuar për shkak të rrjedhjes së informacionit nga Barcelona. Takimi i tij me Ronald Koeman u bë i ditur nga mediat, ndërkohë që më pas u zbulua se argjentinasi i kishte thënë holandezit se po e mendon largimin.
Gjithçka doli shumë shpejt dhe Messi më së shumti inatin e ka me drejtuesit e klubit. Madje ai mendon se është e gjitha një strategji e tyre, që ylli i sulmit të dalë keq në sytë e tifozëve dhe kështu ai të vendosë të vijojë karrierën te Barcelona.
⚠️ El enfado de Messi con el club va a más. Según cuenta ‘Clarín’ (diario argentino), a Leo le sentó muy mal que se filtrara (y tan rápido) el contenido de su reunión con Koeman. Cree que es una estrategia de la directiva actual para tratar de exponerlo ante la afición #fcblive pic.twitter.com/mxTYHxtQN0
— Toni Juanmartí (@tjuanmarti) August 23, 2020
Messi realisht po e mendon largimin pas humbjes që skuadra e tij pësoi 8-2 kundër Bayern Munich. Ai e ka humbur besimin se do të ketë një projekt sportiv që i kthen katalanasit të luftojnë për trofe, ndërkohë që edhe raporti me presidentin Josip Maria Bartomeu nuk është i duhuri.
Veç këtyre, edhe fakti që nuk u zgjodh Xavi trajner ka ndikimin e vet në vendimin që Messi pritet të marrë për të ardhmen e tij. /abcnews.al