Leo Messi nuk dëshiron të qëndrojë te PSG? Romano ndau informacione të tjera

schedule17:23 - 24 Janar, 2023

schedule 17:23 - 24 Janar, 2023

Sipas gazetarit  Fabrizio Romano, Lionel Messi do të diskutojë një kontratë të re me PSG. Kjo e dhënë është në kontrast të fortë me deklaratën e Gerard Romeros se argjentinasi dëshiron të largohet nga klubi parizian.

Romano shton gjithashtu se përfaqësuesit e Leos duhet të takohen së shpejti me zyrtarët e PSG-së për të diskutuar kohëzgjatjen e kontratës së re dhe më pas ta nënshkruajnë atë.

Raportohet se Messi tashmë ka një kontratë verbale me klubin. Marrëveshja u arrit në dhjetor pas fitimit të Kupës së Botës.

Leo Messi ka edhe gjashtë muaj të mbetur në kontratën e tij aktuale, por ai dëshiron të vazhdojë në Ligue 1. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!