Leo Mesi rikthehet “të sundojë”, LaLiga e shpall më të mirin

schedule19:37 - 5 Mars, 2021

schedule 19:37 - 5 Mars, 2021

Lionel Messi është lojtari më i mirë i muajit shkurt në LaLiga. Kapiteni i Barcelonës e nisi zbehtë këtë sezon, i ndikuar nga shumë faktorë të jashtëm në klub dhe nga dëshira për t’u larguar në verë, por tashmë është rikthyer të jetë i njëjti.

Argjentinasi është në krye të listës së golashënuesve në LaLiga me 19 gola dhe një pjesë të mirë të tyre i ka shënuar vetëm në muajin e kaluar.

Ylli latin shënoi 7 gola dhe dhuroi 2 asiste në 5 ndeshje në La Liga në këtë sezon. Barcelona fitoi 4 nga këto 5 ndeshje. Leo është rikthyer të bëjë atë që di më mirë, të mbretërojë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!