Leo Messi ka nënshkruar për dy vite me PSG, por kjo nuk pengon që të tjera klube të ëndërrojnë që argjentinasi të mbrojë ngjyrat e tyre.
The Mirror shkruan se David Beckham ka qenë në kontakt me sulmuesin e PSG dhe po përpiqet ta bindë që ta përfundojë karrierën tek Inter Miami, në MLS.
Kjo lëvizje synohet të bëhet në verën e vitit 2023 dhe shanset që të bëhet realitet ekzistojnë, nëse kujton se kohët e fundit Messi ka blerë disa prona në Miami. / abcnews.al