Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën me dije se deri më tani më shumë se 1 mijë të moshuar e kanë përfituar ndërhyrjen në sy dhe lentet falas.
Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se janë 1074 qytetarë që kanë përfituar falas ndërhyrje në sy dhe lentet në 6-mujorin e parë të vitit 2020.
Ndër të tjera mësohet se nga janari 2019 janë 3,837 qytetarë që kryen vendosjen e lentes falas duke i kursyer çdo familje 350 dollarë për ndërhyrje, që më parë i paguanin nga xhepi.
Ndërkohë një vit më parë paketa e kataraktës u shtri në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Spitalet Rajonale të Vlorë, Fierit dhe Elbasanit
Në vitin 2020 kjo paketë është shtrirë në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Spitalin Rajonal të Durrësit duke u mundësuar qytetarëvë ta marrin këtë shërbim afër vendbanimit, pa pasur nevojë të vijnë në Tiranë siç ndodhte më parë. e.su./abcnews.al