Lënia e mandateve, Salianji: Propozimi ishte i Bashës, Berisha e ka kundërshtuar

schedule20:43 - 8 Janar, 2024

schedule 20:43 - 8 Janar, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se Lulzim Basha propozoi lënien e mandateve të deputetëve të kësaj force politike në vitin 2019.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Salianji u shpreh se ai vetë, por edhe Sali Berisha nuk ishin pro lënies së mandateve.

“Basha i shërben Edi Ramës sa herë ka nevojë. Është një diferencë te kjo. A i shërben apo jo? Unë, edhe për shkak të bashkëpunimit të gjatë që kam pasur me të, nuk bëj akuzë konkrete. Qëndrimet politike të Bashës në 9 vite të drejtimit të Partisë Demokratike, kur ka qenë e bashkuar, kanë shkuar në favor të qeverisë. Lënia e mandateve, lënia e zgjedhjeve. Unë kam njohur për kryetar Lulzim Bashën, unë nuk kam pasur asnjë kontakt me Sali Berishën. Të gjithë përgjegjësinë, unë dhe demokratët e vendosim te ai që është kryetar. Një politikan që thotë, për 10 vite jam kryetari, vendimmarrjet i marr unë dhe pas 10 vitesh të thotë, unë kam qenë pupaci i Sali Berishës, doli tani dhe tha, vendimmarja ime ka qenë e ndikuar nga Sali Berisha.

Unë kam qenë deputet në atë parti, pse nuk ka marrë ndonjë deputet të Partisë Demokratike, por i ka mbyllur me Lulzim Bashën? Në mbledhjen kur u lanë mandatet, ka qenë diskutim i Lulzim Bashës, i drejtpërdrejtë propozimi, e kam kundërshtuar në mbledhje, Sali Berisha nuk ka qenë pro. Politika është publike”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!