“Lëngu i shegës është më i preferuari në botë”, Zef Gjeta shpjegon vetitë kuruese të këtij fruti

schedule11:01 - 4 Tetor, 2022

schedule 11:01 - 4 Tetor, 2022

Këtë të martë në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për frutin e veçantë të shegës. Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta, ka treguar vetitë kuruese e shegës dhe se çfarë i ndodh organizmit kur hani një frut të tillë.

Sakaq, ai ka theksuar se lëngu i shegës është më i preferuari në botë dhe ndikon shumë në moszhvillimin e masave tumorale.

“Shegët kanë mjaft vitamina, duke filluar nga vitamina A, vitamina B dhe shumë vitaminë C. Ndërkohë që është një frut që ka shumë sheqerna, karbohidrate, pra shumë të tërheqshme për organizmin. Nga ana tjetër ka proteina dhe enzima, të cilat ndikojnë shumë pozitivisht në një mirëfunksionim të trupit tonë.

Mirëpo, shega ka edhe veti më të avancuar në këtë drejtim. Lëngu i shegës kushdo që mund të klikojë në Google për të kërkuar informacion për të, do të shikojë që lëngu i shegës është më i preferuari në botë. Pikërisht për këto vlera që mbart dhe që trasmeton te njerëzit që e konsumojnë. Edhe ka rezultuar nga studimet e tre universiteve të pavarura, një në Gjermani, një në Amerikë dhe një në Izrael që konsumi i shegës, qoftë edhe i lëngut të shegës nga të sëmurët, ndikon shumë në moszhvillimin e masave tumorale. Pra, shega dhe lëngu i saj nuk janë shërues, që të pastrojnë trupin përfundimisht nga masat tumorale, por ndihmojnë shumë që këto masa të mos rriten. Pra, nga të gjitha pikëpamjet si nga trupi i shëndetshëm dhe nga trupi i sëmurë rekomandohet që ky frut të konsumohet.”, tha ndër të tjera eksperti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!