Roma fitoi minimalisht ndaj Cremoneses në ndeshjen e dytë të Serie A, por tek kampi verdhekuq nuk mund te festojnë plotësisht.
Në këtë takim ylli i Romës pësoi një dëmtim në shpatull duke bërë kështu me “dhimbje koke” Jose Mourinhon.
Pas ekzaminimeve të kryera, italiani do të qëndrojë larg fushave të blerta për të paktën 3-4 javë.
23-vjeçar do të humbasë ndeshje të rëndësishme me ekipin nga kryeqyteti ato ndaj Juventusit, Monzës, Udinezes, Empolit dhe Atalantës.
Zaniolo me shumë mundësi mund të rikthehet të luajë në sfidën ndaj Interit në stadiumin “Giuseppe Meazza” më 2 tetor. /f.a/abcnews.al