Një 56-vjeçar, i cili u godit nga një mjet lundrues tip gomone në zonën e Karaburunit është transportuar drejt Tiranës me helikopter.
Ai ka marrë dëmtime në këmbë në pjesën e thembrës të cilën helika ja ka dëmtuar totalisht.
“Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. (Nuk kemi të bëjmë me zonë plazhi)”, njoftoi policia.
/abcnews.al