Më shumë se 50 persona në Gjermani kanë pasur simptoma si kollë, të vjella dhe gulçim për shkak të një spraji që u hodh në një festival në një qytet gjerman.
Dhjetra u trajtuan në vendin e ngjarjes në qytetin Hessisch Oldendorf në shtetin veriperëndimor të Saksonisë së Poshtme, ndërsa tre u shtruan në spital. Disa njerëz me sa duket hodhën të ashtuquajturat “pepper balls”. Policia tha se arrestoi dy 20-vjeçarë të dyshuar si pjesë e hetimeve të tyre për ngjarjen.
Sipas agjencisë gjermane të lajmeve DPA, 900 persona u detyruan të largoheshin nga tenda ku ndodhi incidenti.
/abcnews.al