Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lëndimi i nxënësit në Kukës/ Nisin hetimet, dy të proceduar

schedule10:04 - 17 Shkurt, 2026

schedule 10:04 - 17 Shkurt, 2026

Pas ngjarjes së rëndë ku mbeti i lënduar një nxënës shkolle, Policia e Kukësit ka nisur procedim penal për dy punonjës të firmës.

Të proceduarit janë një 26-vjeçar, banues në Kukës, për veprën penale “Plagosja e lehtë nga pakujdesia”, punonjës i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e një objekti pranë shkollës së mesme në qytetin e Kukësit, pasi dje, gjatë kohës që ka hedhur inerte, është dëmtuar një nxënës 11-vjeç, i cili kishte kaluar perimetrin e sigurisë.

Ai po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe nuk ka probleme për jetën.



Po ashtu dhe drejtuesi teknik i firmës që po kryen punimet për rikonstruksionin e objektit, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!