Lëndë radio-aktive në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh, arrestohet përgjegjësi i magazinës

schedule12:20 - 12 Janar, 2024

schedule 12:20 - 12 Janar, 2024

Përgjegjësi i magazinës së ish-uzinës për Përpunimin e Thellë të Naftës në Ballsh është arrestuar nga policia. 38-vjeçari ka rënë në pranga pasi në ambientet e kësaj magazine janë gjetur një sasi lëndësh të dyshuara radio-aktive, që mbaheshin në kundërshtim me rregullat dhe kriteret në këtë fushë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“-38 vjeçari, banues në Berat, me detyrë përgjegjës i magazinës së Ish-uzinës për Përpunimin e Thellë të Naftës, në Ballsh, pasi në ambientet e kësaj magazine, u gjet një sasi lëndësh të dyshuara radio-aktive, që mbahej në kundërshtim me rregullat dhe kriteret në këtë fushë”, thuhet në njoftimin e policise.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!