Policia në Bulqizë ka vënë në pranga vëllain e Elton Debreshit, për rastin e vendosjes së një sasie lënde plasëse në automjetin e tij të premten. Njoftohet se në pranga është vënë Alfred Debreshi, 29 vjeç, banues në Bulqizë.
Dyshohet se 29-vjeçari është autori i vendosjes së lëndës plasëse në automjetin tip ‘Mercedez Benz’, në pronësi të vëllait të tij Eltonit. Sasia e lëndës plasëse ka qenë e vogël e për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”; “Mbajtja pa leje e lëndëve plasëse” dhe Deklarim i rremë para oficerit të policisë gjyqësore”. /abcnews.al/