Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Lëndë narkotike në makinë dhe dhunë ndaj prindërve, dy të arrestuar dhe një në kërkim në Fier

schedule12:56 - 4 Gusht, 2023

schedule 12:56 - 4 Gusht, 2023

Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas dhe një tjetër e ka shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Një 25-vjeçar banues në Elbasan, u vë në pranga pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis.

45-vjeçari, banues në Lushnje, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij, ndërsa një 347 vjeçar banues në Fier është shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.



Njoftimi i policisë:

DVP Fier/Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin , 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin ., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin , 34 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Vijon puna për kapjen e 34-vjeçarit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!