FUSHË KRUJË- Një sasi lënde eksplozive është vendosur në fshatin Larushk të Fushë Krujës. Lënda plasëse është hedhur në makinën e kryetarit të njësisë administrative të Fushë Krujës, Ilir Loci.
Ngjarja ka ndodhur në parkimin e lokalit në pronësi të shtetasit Albert Meta. Iliri Loci ka pohuar jashtë kamerës se makina e tij ka dëmtime të lehta, ku është thyer njeri nga xhamat anësor, dhe nuk ka qenë shënjestra automjeti i tij.
Dyshohet se autorët kanë patur si qëllim lokalin ku ndodhi dhe ngjarja.
“Personalisht nuk kam konflikte me askënd, ndaj jam i bindur se nuk ishte shënjestra automjeti im”, tha ai.
Nga shpërthimi i mbrëmshëm është dëmtuar lehtë dhe një autoveturë tjetër ngjitur me automjetin e tij, të parkuar pranë lokalit në fshatin Larushk, ngjitur me rrugën nacionale.
Ilir Loci është kreu i Njësisë ADM Fushë-Krujë, dhe nuk njihet si njeri me probleme.


