Gjatë raportimit në studion e lajmeve për lëkundjet e tërmetit në Los Angeles, dy folësit e lajmeve u detyruan të strehoheshin poshtë tryezës pasi e kishin të pamundur të vazhdonin me dhënien e lajmeve.
Juan Fernandez dhe Sara Donchey ishin në transmetim të drejtpërdrejtë në momentin që në Los Anxheles u ndjen lëkundjet e forta të tërmetit mbrëmjen e së premtes. Gjatë raportimit të saj, folësja Sara Donchey u shpreh se shpresonte që asgjë të mos ndodhte në studio pasi lëkundjet ishin vërtet shumë të forta.
Tërmeti 7.1 ballë që e kishte epiqendrën 125 milje në verilindje të Los Anxhelosit, u ndje në të gjithë qytetin dhe zgjati më shumë se 10 sekonda. Kjo është mjaft e dukshme në reagimin që shfaqet në fytyrat e Fernandez dhe Donchey.
“Ky është një tërmet shumë i fortë”, tha Sara Donchey pas pak sekondash, duke i kapur dorën Fernandez. “8 e 21 minuta këtu dhe ne po përjetojmë ende lëkundje shumë të forta. Unë them se duhet të futemi poshtë tavolinë, Huan!”/ABC News Albania 24/7