Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e kësaj të marte në vendin tonë.
Raportohet se lëkundjet janë ndjerë në disa qytet, teksa epiqendra dyshohet në Adriatik, pranë Lezhës.
Sipas Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ka qenë me magnitutë 4.1 shkallë i shkallës rihter dhe është ndjerë shumë nga qytetarët në Lezhë.

Ndërkaq deri më tani nuk ka asnjë raportim në lidhje me dëme materiale, përveç panikut të krijuar te qytetarët./abcnews.al

